Ngjarje e rëndë në Athinë/ Prifti sulmon me acid 7 mitropolitë, dy avokatë dhe një polic

23/06/2021 20:49

Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Athinë ,kur shtatë mitropolitë, dy avokatë dhe një polic janë bërë objekt të sulmit me acid nga një prift i thjeshtë në manastirin Petraki.

Sipas informacioneve paraprake prifti në fjalë ndaj të cilit zhvillohej një gjyq sa ka dëgjuar vendimin nga gjykata e Sinodit u ka hedhur mitropolitëve vitriol nga një shishe që kishte me vete.

Më pas është përpjekur të largohet , por britmat e priftërinjve i ka dëgjuar një patrullë prej katër policësh që rastësisht janë ndodhur pranë manastirit dhe kanë bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të tij.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin Laiko të Athinës dhe dy prej tyre, të cilët kanë pasur plagë serioze në duar dhe fytyrë, është gjykuar të çohen ne repartin e djegieve të një spitali tjetër të kryeqytetit.

Bëhet fjalë për mitropolitin e Artës dhe të Kifisiasë. Të lënduarit e tjerë janë Mitropolitet e Drinopoleos, Gumenicës ,Glifadës, Kasandrias, Zakinthos si dhe sekretari i gjykatës së sinodit Sebastianos.

Ndërsa autori i sulmit është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Athinës.

Sipas të njëjtave burime , prifti që ka sulmuar mitropolitet është nga Veria, dhe ishte akuzuar nga Mitropoliti i Verias për një shkelje disiplinore shumë të rëndë , për trafikim lëndësh narkotike thuhet në disa media greke.

Të lënduarit ka vizituar në spital edhe Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias bashkë me Kryepeshkopin e Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymos.
Ky i fundit pasi ka falenderuar personelin e spitalit infermieror, ka deklaruar se bëhet fjalë për një situate të vështirë dhe se një fenomen i tillë “i shqetëson të gjithë dhe duhen kërkuar e gjetur mënyra nga të gjitha anët për të mos prishur ekuilibrin shoqëror”.

Sipas orthodoxtimes, autori i krimit është prifti 37-vjeçar TH.K. me origjinë nga një fshat i Serrës. Pozicioni i tij organik është në Dioqezën e Verias, ndërsa është shuguruar nga Mitropoliti i Tripolit në Libi.

Sipas informacionieve të para nga ERT, fjalët e para të priftit në polici ishin: “I sulmova sepse më hoqën rrobën e priftit “.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel