Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi përjashton çdo mundësi për përfshirje të politikës në SPAK.

Sipas Ibrahimit, para se të votohen nga deputetët, kandidatët për të qenë anëtarë të SPAK kanë kaluar më parë në shumë filtra.

Ata kandidatë që vijnë deri në atë moment, kur politikanët mund t’i vënë gishtin kanë kaluar nëpër disa faza përzgjedhjeje, kështu që ata janë të gjithë, njëlloj të vlefshëm.
Është thjesht një nuancë, unë preferoj filanin për hir të qëndrimit që ka mbajtur në të kaluarën për x çështje, por vetëm kaq.

SPAK ka punë vetëm me Këshillin e Lartë të Prokurorisë. E vetmja e keqe që mund t’i vijë një prokurori të SPAK, është vetëm Këshilli i Prokurorisë, në formën e vlerësimit të performancës, e cila mund të jetë negative, në formën e një shkarkimi, që kërkon 2/3 e votave të anëtarëve të KLP-së.
Ata janë njerëz ta garantuar, me një mandat 9-vjeçar. Skenari i largimit nga detyra të një prokurori të SPAK-ut për shkak të politikës, është zero”.

Megjithatë, shton se Partia Demokratike do të ketë mundësi vendimmarrjeje, pasi anëtarët e rinj do të zgjidhen në mandatin tjetër qeverisës, ku PS merr sërish pushtetin.

Opozita do të ketë mundësi, që në fund të vitit 2021, të ketë rol në vendimin e anëtarëve të rinj të këshillave, pra formula që rregullon mënyrën e emërimit të anëtarëve është e tillë, që i jep mundësi opozitës për t’i vënë gishtit njërit”.

Ndërkohë, shton se “duhet garantuar qetësia e punës për prokurorët e SPAK”.

SPAK është vënë në qendër të opinionit publik. Pritshmëritë janë të jashtëzakonshme. Por, detyrat e SPAK duan kohë, duan kujdes kirurgjikal, nuk janë detyra që bëhen sot për nesër.
Gjithmonë kam qenë i mendimit që SPAK duhet të ketë një portofol të ngushtë kompetencash, të merret vetëm me çështje që janë vërtet të rëndësishme”.

Top Channel