Renditja e Shqipërisë në vend të dytë për nivelin më të lartë të ryshfetit në botë është një kambanë alarmi.

I këtij mendimi është eksperti për ekonominë Zef Preçi, sipas të cilit korrupsioni është një betejë e humbur e çdo qeverie. “Taksa e korrupsionit” shton ai ka frenuar investimet e huaja dhe kostot e saj bien drejtpërdrejt mbi qytetarët.

“Ryshfeti dhe korrupsioni në tërësi mbeten shqetësime konstante të komunitetit të biznesit. Ky është edhe shpjegimi për praninë modeste të investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Europian. Të gjitha kostot përcillen te konsumatori fundor dhe kjo i bën çmimet e larta të mallrave e shërbimeve. Është fakt që përqendrimi i vendimmarrjes vetëm në disa duar dhe i fondeve publike në një numër minimal biznesesh të mëdha kanë përkeqësuar klimën e biznesit dhe konkurrencën dhe kjo është viktima e parë e korrupsionit sëbashku me zgjerimin e informalitetit.” Zef Preçi, ekspert për ekonominë

Veç korrupsionit, sipas Preçit komuniteti i biznesit vendas e të huaj përballet edhe me shume probleme të tjera të mprehta që duhen adresuar.

“Vënia në funksionim e sistemit të drejtësisë është nevoja më imediate që biznesi ka sot, e po kështu edhe me problemet që lidhen me qëndrueshmërinë e sistemit fiskal, pa folur për problemet që lidhen me pronësinë mbi tokën. Përqendrimi i vendimmarrjes vetëm në disa duar dhe i fondeve publike në një numër minimal biznesesh të mëdha kanë përkeqësuar klimën e biznesit dhe konkurrencën dhe kjo është viktima e parë e korrupsionit sëbashku me zgjerimin e informalitetit.” Zef Preçi, ekspert për ekonominë

Me gjithë përpjekjet për të dixhitalizuar shërbimet publike si një mënyrë për të frenuar korrupsionin, eksperti Preçi vlerëson se reforma nuk ka rezultuar efektive pasi ka shkurtuar kohën , por jo kostot e marrjes së shërbimeve.

Top Channel