Gjykata Kushtetuese shqyrton sot legjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit
23/06/2021 10:11
Sot në Gjykatën Kushtetuese shqyrtohet legjitimiteti zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.
Përfaqësuesi Ligjor i PD, Ivi Kaso kërkon të ndjekë në sallë seancën plenare në Gjykatën Kushtetuese dhe lejohet.
Kanë hyrë në Gjykatën Kushtetuese, Voltana Ademi kryetare e shoqatës së bashkive bashkë me avokatin Jordan Daci, Elira Kokona përfaqësuese e qeverisë, Bledar Dervishi përfaqësues i Presidencës dhe Fabian Topollai nga Bindja Demokratike.
Top Channel