Çifti i martuar britanik fiton rekordin Guinness për diferencën më të madhe të gjatësisë (fotot)

23/06/2021 16:34

James e Chloe Lusted sapo janë konfirmuar nga komisioni i rekordeve Guinness si çifti i martuar me diferencën më të madhe të gjatësisë, rreth 60 cm.

Zakonisht çiftet e martuara shihen ‘në sy’ me njëri-tjetrin për shumicën e çështjeve, por duket qartë që James e Chloe nuk kanë arsye për ta bërë këtë.

Ata u konfirmuan nga Rekordet Botërore Guinness si mbajtësit e rekordit të diferencës së gjatësisë, në kategorinë specifike Çift i martuar, sekse të ndryshme, gruaja më e gjatë.

Chloe është e gjatë pak më shumë se 1.65 cm ndërsa James me gjatësinë modeste 1.09.

33 vjeçari James, vuan nga një formë e rrallë nanizmi e njohur si  Displasi Diastrofike, por kjo nuk e ka ndaluar që të bëhet akor e prezantues, kurse bashkëshortja e tij 27 vjeçarja Chloe, është mësuese.

Ata janë njohur fillimish në një bar kur u prezantuan nga miq të përbashkët, pak pasi James kishte mbajtur pishtarin e Lojrave Olimpike përmes qytezës së tij.

Chloe, që ishte asokohe studente në Cardiff të Uellsit, në fillim ishte hezituese për një marëdhënie të tillë dhe kishte rezervime për mënyrën sesi do e prisnin të tjerët.

Por në dhjetor 2013, James e Chloe konfirmuan statusin e tyre si çift, dhe pas shtatë muajsh James i kërkoi Chloe të martoheshin gjatë një udhëtimi romantik në një liqen të Uellsit, kur ajo pranoi.

James e Chloe u martuan në 2016, dhe kanë një vajzë të quajur Olivia, e cila është tashmë dy vjeçe

Chloe pranon se në të kaluarën i pëlqenin burrat më të gjatë, por gjithçka ndryshoi kur u njoh me James: “Të mund të gjejnë njeriun e tyre të përshtatshëm që është duke pritur, por vetëm nganjëherë ai ose ajo nuk është si e kishit imagjinuar…

“Shpresoj që historia jonë e dashurisë të mësojnë të tjerët të mos gjykojnë një libër nga kopertina deh se të tjithë kanë historinë e tyre mbi arsyet për pamjen e tyre”.

James thotë se kur ishte i vogël nuk besonte se do të martohej, por shton se lidhja e tyre provon se për këdo ka një njeri me të cilin të lidhen.

Aktualisht burri më i gjatë në botë është Sultan Kösen, më shumë se 4 matra i gjatë, ndërsa gruaja më e shkurtër është aktorja indiane Jyoti Kisange Amge, pak më shumë se 60 cm.

FOTO GALERI
1/4
James e Chloe Lusted sapo janë konfirmuar nga komisioni i rekordeve Guinness si çifti i martuar me diferencën më të madhe të gjatësisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA