Aksident në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, makina përplas motorin, një i plagosur

23/06/2021 14:32
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar ditën e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.

Një automjet, me drejtuese shtetasen G.G., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin H.P. I dëmtuari është dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 23.06.2021, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen G. G., ka përplasur motomjetin me drejtues H. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel