Video nga incidenti në Himarë/ Prenotuan hotelin për disa ditë, por largohen pas një nate! Pronarët ndjekin nga pas çiftin me fëmijë

22/06/2021 17:14

Kjo video po qarkullon gjerësisht sot në rrjetet sociale, e bërë nga pushuesi Visar Mato, i cili bashkë me bashkëshorten e tij dhe fëmijën thonë se janë terrorizuar nga pronarët e një hoteli në Livadhë të Vlorës.

Por nga ana tjetër policia e Vlorës njofton se edhe pronarja e hotelit Katerina Joshi ka denoncuar në polici pushuesin Mato për shkatërrim prone.

Siç shihet nga pamjet pronarja, Katerina Joshi i ka zënë rrugën çiftit me fëmijë, të cilët po tentonin të iknin me makinë.

Në sfond dëgjohet edhe një fëmijë që qan. Në video duket edhe një burrë që përpiqet të ndalojë çiftin.

Thuhet se çiftit nuk i kishte pëlqyer shërbimi dhe për pasojë ishin larguar pas një dite, ndonëse kishte prenotuar për disa ditë.

Por pronarët ndërkohë pretendojnë se çifti u ka dëmtuar dhomën e hotelit ku kishin qëndruar.

Për pasojë, Prokuroria ka nisur hetimet veprën penale “Shkatërrimi i pronës” në ngarkim të Visar Matos, 42 vjeç.

Ky episod i ngjan atij të dy viteve më parë kur Mihal Kokëdhima në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë duke i terrorizuar ato vetëm sepse nuk donin të paguanin për një shërbim që nuk u kishte pëlqyer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA