Ndërsa shkollat kanë përfunduar mësimin, Ministria e Arsimit ka publikuar një raport për të dhënat e sigurisë brenda këtyre ambienteve.
Aktualisht në sistemin arsimor në vendin tonë punojnë 150 oficerë policie, por duhet theksuar se jo në të gjitha institucionet arsimore ka të punësuar oficer sigurie. Gjatë këtij viti shkollor 2020-2021 janë regjistruar në total 365 incidente problematike.
Problematika më e shpeshtë ka qenë ajo e dhunës fizike, 139 raste të tilla. Dhuna psikologjike, 13.7 për qind të raste si dhe 28 raste bullizmi brenda ambienteve të shkollës. Po ashtu, 13.2 për qind e rasteve kanë qenë thyerje e rregullores së shkollës. Po ashtu në këtë raport numërohen edhe 3 abuzime seksuale, ndërkohë që nuk mungojnë kërcënimet e shantazhet.
Muaji kur kanë ndodhur me shumë incidente është muaji tetor, me mbi 285 raste.
Top Channel