Shkodra mbeti pa ujë/ Rrjeti i ujësjellësit doli jashtë funksionit. Riparohet defekti

22/06/2021 15:13

Këtë të martë të 22 qershorit temperaturat në Shkodër i kalonin 35 gradë celcius dhe mbi 120 mijë qytetarë u detyruan të sfidonin të nxehtin edhe pa ujë të pijshëm.

Stacioni i pompave të Dobracit që furnizon të gjithë qytetin kishte dalë jashtë funksioni që prej orëve të para të mëngjesit.

Pas disa orësh punime, uji i pijshëm u rikthye për qytetin vetëm gjatë mesditës. Ndërprerje të tilla për Shkodrën janë të shpeshta, sidomos gjatë stinës së verës, ndërsa drejtoria e Ujësjellësit dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike hedhin fajin sa në njërin krah në tjetrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA