Sekuestrohet kokainë, dy të arrestuar në një lokal në Tiranë, shpallet në kërkim 30-vjeçari

22/06/2021 10:32
Foto ilustruese

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë, si dhe është shpallur në kërkim një i tretë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në Tiranë janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe pajisje për ushtrimin e lojërave të paligjshme të fatit.

Policia ka arrestuar në flagrancë kamerierin, shtetasin E.H., dhe vëllain e pronarit të lokalit, shtetasin H.H.

“E. H., 20 vjeç, H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe punohet për kapjen e shtetasit B. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., 30 vjeç dhe 2 vëllezërve të tij shtetasit H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe me punonjës (kamarier) shtetasin E. H., sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, paisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA