Dy vëllezër janë vënë nën prangat e policisë në Bulqizë dhe janë proceduar penalisht tre shtetas të tjerë, pasi u kapën duke prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore.
Policia goditi dy raste të prerjes së pyjeve dhe si rezultat u bë arrestimi i shtetasve: A. C., 23 vjeç, dhe B. C., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Fushë-Bulqizë, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. C.
Policia njofton se këta shtetas janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”, Bulqizë.
Po në vijim të kontrollit të territorit janë proceduar penalisht nga Policia shtetasit G. I., dhe A. I., pasi në zonën e Gjoricës janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Top Channel