Plas në studio/ Moderatorja i kujton video-skandalin e Etien Jokës, Mehmetaj nuk e përmban “inatin”

22/06/2021 11:36

Një debat i fortë ka “plasur” sot në studion e Breaking në TopNews, midis moderatores së emisionit dhe ish-deputetes së LSI Keidi Mehmetaj e cila ishte e ftuar. Mehmetaj tha se LSI ka patur kandidatë të papërfolur pë raste korrupsioni.

Kaq ka mjaftuar që moderatorja e emisionit ti kujtonte Mehmetaj video skandalin e kandidatit të LSI për Tiranën Etien Joka i cili blinte vota me 100 dollarë.

Gazetarja: Sa meritokraci ka Brenda LSI-së?

Mehmetaj: Brenda LSI ka shumë meritokraci, pasi ka shumë figura të papërfolura.

Gazetarja: Kemi kandidatin e LSI në Tiranë i cili doli për blerje votash?

Mehmetaj: Atë video e nxorët ju, është gjykata që do ta vendosë fatin për Etjen Jokën. Ju jeni të anshëm prandaj, I kemi bërë të gjitha denoncimet e shit-blerjes së votive.

Gazetarja: Po ne e nxorëm, Keidi ti nuk e vendos rolin në media, ne në këtë program kemi nxjerr shitje dhe blerje votash të LSI. Videon e shitblerjes së votive te PS ma sjell dhe ta nxjerr?

Gazetarja: Në momentin që ju thoni që ka shumë vajza dhe djem që punojnë për LSI, por kur ju thoni se nuk kemi njerëz të papërfolur?

Mehmetaj: Unë nuk i largohem asnjë lloj debati, por ju nuk jeni të gatshëm se 99% e figurave të LSI janë të pa përfolur. Më thoni se a ka deputetë të PS dhe PSD që nuk janë të papërfolur. Më gjeni ju të drejtën se si Damian Gjiknuri i akuzuar për blerje votash është akoma në parlament./GazetaShqip

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA