Pamja mahnitëse nga plazhi i Dhërmiut është caktuar si foto e ditës nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

“Një foto ajrore ku një person ecën pranë shezloneve në një nga plazhet joniane të Dhërmiut” , kështu shkruan në përshkrimin fotos agjencia ndërkombëtare e lajmeve.

Kryeministri Edi Rama ka ripublikuar foton në rrjetet sociale, ku shihen pamjet magjepsëse të bregdetit shqiptar.

“Dhërmiu ishte foto e ditës në Reuters”, shkruan kreu i qeverisë.

Bregdeti ynë është një nga më të preferuarit për shumë turistë evropianë dhe në shumë raste ka bërë jehonë në mediat e huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA