Rezultatet e testit të Gjuhës Shqipe janë publikuar sot.

Çdo maturant, mund të shohë notën e tij këtu. Vetëm dy teza janë vlerësuar me 10 absolute.
34 mijë maturantë testuan njohuritë e tyre në Gjuhë shqipe dhe letërsi, në 7 qershor. Për Top Channel, nxënësit u shprehën se testi ishte i thjeshtë dhe mundën ta plotësonin në kohë.

E njëjta gjë nuk ndodhi me testin e tretë në radhë, atë të matematikës. Madje maturantët u ngritën në protesta në të gjithë vendin, duke kërkuar rishikim të tezës. Ministria e Arsimit iu përgjigj kërkesës së tyre dhe vendosi të ulën kuotën minimale për çdo notë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA