Pas një vit e gjysmë pezullimi të aktiviteteve, Qeveria e Kosovës në kuadër të lirimit të masave ka marrë vendim për lejimin e organizimit të dasmave.

Organizimi i tyre është lejuar me kusht që të shfrytëzohet pjesërisht hapësira, 30 persona në 100 metra katrorë dhe jo më shumë se 200 të ftuar.

Ashtu sikurse në gastronomi, aktiviteti lejohet deri në ora 23.

Por, ndryshe nga gastronomia, në të cilën distanca mes tavolinave duhet të jetë 1 metër, në dasma obligohet distancë prej 3 metra.

Megjithëkëtë varësisht nga trendi i përhapjes së virusit, vendimi mund të ndryshohet pas dy jave.

Hapja e këtij sektori, sipas ministrit të financave, do të ndikoj në formalizmin e ekonomisë joformale, pasi bizneset që nuk kishin deklaruar të hyrat kanë pranuar ndihmë financiare nga shteti gjatë pezullimit të aktivitetit të tyre.

Qeveria po ashtu mori vendim për ta ndihmuar Komunën e Preshevës me 100 mijë euro për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në vlerë të 327 mijë eurove.

Vendim u morr edhe për mbulimin e plotë të policës kufitare për mërgimtarët, kostoja e së cilës sipas projeksionit është 5 deri në 6 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA