Italia pa kapitenin në përballjen e së shtunës ndaj Austrisë

22/06/2021 10:18

Italia mbylli fazën e grupeve të Euro 2020 me një ecuri perfekte.

Tri fitore kundër Turqisë, Zvicrës dhe Uellsit, 7 gola të shënuar dhe asnjë I pësuar. Tashmë vëmendja e të kaltërve është përqendruar në fazën e 1/8-ave, ku do të përplasen me Austrinë, të shtunën në mbrëmje, në Londër.

Italia do të shkojë në këtë sfidë në kushtet më të mira të mundshme fizike, duke pasur parasysh që, ndër të tjera, trajneri Roberto Mancini u mbështet te rotacioni kundër Uellsit, megjithatë, sipas të gjitha gjasave, do të duhet të heqë dorë nga kontributi i Giorgio Chiellinit.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, ka pak të ngjarë që kapiteni “Azzurro” të jetë në gjendje të zërë vendin e tij në zemër të mbrojtjes krah Bonuccit.

Chiellini pati një problem muskulor gjatë ndeshjes kundër Zvicrës dhe megjithëse e kërkoi shumë shpejt zëvendësimin, për të mos rrezikuar më shumë, nuk po mundet të riaftësohet në kohë për sfidën me Austrinë. Për këtë arsye, Mancini duhet t’i japë fanellën e titullarit Acerbi ose Bastonit kundër Austrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA