Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e një 33-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim vulash, stampash dhe formularësh.

Mbi shtetasin me inicialet, S. J., 33 vjeç, rëndojnë akuzat për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Kontrabandë mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Po ashtu, është vënë nën pranga shtetasi D. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.

Ndërkaq, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit K. K., 32 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedh targat e mjetit në përdorim nga shtetasi A. R.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA