“Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00”/ Urgjenca Mjekësore këshilla për qytetarët në këto ditë të nxehta

22/06/2021 17:40
Foto ilustruese

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka këshillur të gjithë qytetarët në këto ditë të nxehta që kanë kapluar vendin.

Sipas postimit duhet të evitohet ekspozimi në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

Gjithashtu  rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët, ndërsa për çdo urgjencë që mund të ndodhë mund të telefonohet në numrin 127.

Postimi i plotë:

Ndihma e parë: Goditja nga i nxehti.

Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:

– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.

– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.

– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.

– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.

– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA