Kjo është videoja që tregon momentin e sulmit ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi në Sarandë.
Pamjet e frikshme, që duken si episod lufte nga breshëria e të shtënave, tregojnë me zë e figurë se si autorët dëgjohen të thonë, “bjeri, bjeri, mos e lërë”, ndërsa qëllojnë me breshëri plumbash.
Spiro Iljadhi i cili mbeti i plagosur nga sulmi, tashmë është i ndaluar nga policia, për faktin se siç sqaroi policia ai u përfshi në konflikt duke qëlluar me armë.
Autorët përveçse plagosën Spiro Iljadhin, biznesmenin e një lokali të njohur në Sarandë “Orange”, plagosën dhe një kalimtar të rastit, Marin Jano. Ky i fundit është qëlluar në pjesën e kurrizit dhe u dërgua në spitalin e Sarandës për të marrë trajtim mjekësor.
Po ashtu dje“Orange”, lokali i Spiro Iljadhit, është tentuar të digjet. Personi që ka tentuar ta djegë, është konstatuar nga policia duke mos e lejuar të realizojë qëllimin. Ai quhet Luan Obzova, person me precedent të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.
Top Channel