U kap duke transportuar 20 sirianë/ Si u përpoq t’i ike policisë burri në Tiranë, u përplas edhe me pesë mjete të tjera (FOTOT)

21/06/2021 15:38

Një person, i cili po transportonte 20 emigrantë të paligjshëm sirianë është arrestuar në Tiranë, në “Rrugën e Elbasanit”.

Mësohet se personi që ishte duke transportuar emigrantët ka dashur të arratiset, duke hyrë kështu në një bllok pallatesh në pranë degës së thesarit.

Sakaq në tentativë për t’u larguar ai është përplasur edhe me pesë mjete të tjera. Gazetari Andi Bora ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes, ku shihet se makinat kanë pësuar dëme materiale.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel