U kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një shtetas

21/06/2021 16:10
Foto Ilustruese

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Tiranë kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Erion Biba 40 vjeç, banues në Korçë.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale G. N., 28 vjeç.

Shtetasi E. B., në bashkëpunim me shtetas G. N., në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Top Channel