Të mërkurën do ‘përvëlohemi’/ Temperaturat në hije mbi 40 gradë në Tiranë, Elbasan, Shkodër e Berat

21/06/2021 15:15

Vala e parë e të nxehtit afrikan që nis të ngrejë temperaturat në vlera ekstreme për një qershor në vendin tonë, po vjen!

Të mërkurën gradët në termometër fillojnë ngjitjen për shkak të masave ajrore te nxehta nga veriu i Afrikës, që sjellin me vete jo vetëm vapën por edhe lagështirën e ujerave te Mesdheut që do të bëjë qe ne ta ndjejmë temperaturën deri në 7 gradë më shumë se vlera që matet.

Vlerat mesatare te qershorit në vendin tonë janë 30 grade, por deri në fund të muajit do të përjetojmë temperatura deri në 11 gradë më të larta se norma. Më të freskëta nëse mund të quhen të tilla krahasuar me pjesën tjetër të vendit, zonat malore dhe bregdeti jugor.

Sipas ‘Meteoalb’ temperaturat e larta do të na shoqërojnë edhe gjatë natës ndërsa i nxehti afrikan do të vazhdojë deri në ditët e para të korrikut.

Top Channel