Soreca fton në zyrë studenten që do të bëhet prokurore në të ardhmen

21/06/2021 22:37

Esmeralda ësht vajza nga Përmeti e cila i shprehu dëshirën për tu bërë prokurore  

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka ftuar Esmeralën, vajzën nga Përmeti që do të nisë studimet për juridik dhe shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore.

Ka qenë ambasadori i BE-së, i cili e ka ftuar të renë në zyrë, ku kanë diskutuar për të ardhmen e saj, dhe nënvizon se do të qëndrojë në kontakt të ngushtë me të gjatë studimeve të saj.

Soreca thekson se me të rinj të përkushtuar si Esmeralda, Shqipëria ka një të ardhme të ndritur.

“Gjatë ‘Javëve të Evropës 2021’, ndaluam në Përmet ku takova Esmeraldën e cila dëshiron të bëhet prokurore për të dhënë kontributin e saj në forcimin e Fuqisë së Ligjit. Unë e ftova atë në zyrën time për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e saj pasi së shpejti do të fillojë në Tiranë Fakultetin Juridik. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt të ngushtë gjatë studimeve të saj. Me të rinj të përkushtuar si Esmeralda, Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara! Mbështetja e fuqizimit të të rinjve në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një përparësi kryesore për ne. Të rinjtë e sotëm në Shqipëri janë qytetarët e ardhshëm të Bashkimit Europian”,  shkruan Soreca.

Top Channel