Pak para mesnatës, një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në një mobilieri në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se mobilieria ishte në pronësi të Dëfrim Ajazit, banues në Tiranë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 23:40 dhe ka pasur vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel