Policia njofton se ka ndaluar Spiro Iljadhin, pronari lokalit “Orange” në Sarandë, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë.

Iljadhi bën me dije policia, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.

“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, “, njofton policia.

Kujtojmë se Iljadhi u plagos pas një konflikti të çastit në mëngjesin e 20 qershorit.Autorët plagosën Spiro Iljadhin, biznesmenin e një lokali të njohur në Sarandë dhe një kalimtar të rastit, Marin Jano. Ky i fundit është qëlluar në pjesën e kurrizit dhe u dërgua në spitalin e Sarandës për të marrë trajtim mjekësor.

Po ashtu sot, “Orange”, lokali i njohur i Spiro Iljadhit, është tentuar të digjet. Personi që ka tentuar ta djegë, është konstatuar nga policia duke mos e lejuar të realizojë qëllimin. Ai quhet Luan Obzova, person me precedent të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA