Redjan Hadëri, 33-vjeçari i cili dyshohet si bashkëpunëtori i dy vëllezërve për plagosjen e biznesmenit në Sarandë është ndaluar nga policia.
Ndërkohë vijon puna për të ndaluar vëllezërit e identifikuar si Andrea dhe Visi Caushi, 35 dhe 33 vjec, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi.
“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e ditës se djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: R. H., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasve A. C., 35 vjeç dhe V. C., 33 vjeç (vëllezër) të shpallur në kërkim nga Policia”, njofton policia.
Pas një konflikti të castit në mëngjesin e ditës së djeshme, ata plagosën Spiro Iljadhin, biznesmenin e një lokali të njohur në Sarandë dhe një kalimtar të rastit, Marin Jano. Ky i fundit është qëlluar në pjesën e kurrizit dhe u dërgua në spitalin e Sarandës për të marrë trajtim mjekësor.
Ndërkohë, biznesmeni i lënduar u transportua për ne spitalin e Traumes në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime për Top Channel nga spitali i Traumës thanë se, Spiro Iljadhi ka marrë plumba ne pjesën e barkut.
Top Channel