‘Nuk kam bërë asgjë për t’i merituar’/ Princesha Amalia heq dorë nga dietat vjetore €1,6 mln (fotot)

21/06/2021 17:20

Trashëgimtarja e fronit të Holandës Catharina-Amalia, ka hequr dorë nga pensioni mbretëror që i takon nga mbushja e moshës së rritur 18 vjeç, më 7 dhjetor të këtij viti.

Amalia është bija e parë e mbretit Willem-Alexander dhe e Maxima, kjo e fundit e njohur ndryshe si “mbretëresha e elegancës”.

Princesha e d’Orange-Nassau ka deklaruar së fundmi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, si dhe në një letër drejtuar kryeministrit të vendit Mark Rutte: “Heq dorë nga pensioni vjetor prej 1,6 milionë pasi nuk kam bërë asgjë për të merituar ato para. Më 7 dhjetor 2021 unë mbush 18 vjeç kur plotësoj kushtet e marrjes së të ardhurave mbretërore, gjë që më ka vënë në siklet të paktën derisa të bëj diçka për t’i merituar. Kjo vjen në një kohë kur studentë të tjerë si unë po jetojnë periudha të vështira për arsye të Covid.”

Princesha Amalia d’Orange merr tashmë 100 000 euro në vit nga kurora për shpenzimet personale të studimeve, të cilat shumëfishohen me ditëlindjen e saj të 18-të me hyrjen në Këshillin e Shtetit të Holandës, si anëtare e rritur e familjes mbretërore.

Ajo është bija e parë e mbretit Willem-Alexander dhe e mbretëreshës Maxima dhe si e tillë trashëgimtare e fronit. Ka dy motra më të vogla Alexia (e lindur në 26 qershor 2005) e Ariane (10 prill 2007). Vajzat rivalizojnë shpesh me nënën e tyre, mbretëreshën 50 vjeçare që njihet si një ikonë e stilit në vend. Amalia thotë se ka vuajtur nga ngacmimet në rrjetet sociale prej shëndetit të tepërt.

FOTO GALERI
1/5
Trashëgimtarja e fronit të Holandës Catharina-Amalia, ka hequr dorë nga pensioni mbretëror që i takon

Top Channel