Meteorologia tregon sa do të zgjasë vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri dhe cilat do jenë qytetet më të nxehta

21/06/2021 13:10

Meteorologia, Adiola Bani tha se kjo valë e të nxehtit afrikan që ka përfshirë Shqipërinë do të vijojë deri në fund të qershorit, madje edhe 3-4 ditët e para të muajit korrik.

Sipas Banit qytetet më të nxehta dhe që do të shënojnë vlerat më të larta termike do të jenë Kopliku, Kruja, Tirana, Elbasani, apo më në jug të Shqipërisë si Berati, Gjirokastra apo Tepelena.

Adiola Bani: Vlerat tipike të muajit qershor janë 30 gradë celsius dhe gjatë kësaj vale të të nxehtit afrikan ne do të përjetojmë temperatura 40 apo 41 gradë celsius që janë relativisht 10 apo 11 gradë më lartë se vlerat normale të muajit qershor.

Por si pasojë edhe e qarkullimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës dhe vijnë të pasura me lagështi nga Mesdheu do të bëjnë që temperaturat të ndihen edhe më të larta në vendin tonë.  Kjo do bëjë që ajo vapa që do të jetë prezentë gjatë kësaj jave të jetë edhe disi mbytëse.

Parashikohet që muaji qershor të mbyllet me këto temperatura të larta. Qytetet më të nxehta janë si Kopliku, Kruja, Tirana, Elbasani, apo më në jug të Shqipërisë si Berati, Gjirokastra apo Tepelena, që do shënojnë edhe vlerat më të larta termike.

Kjo valë e të nxehtit do të sjellë temperatura të larta jo vetëm gjatë orëve të ditës, por edhe gjatë orëve të natës presim që në një pjesë të mirë të qyteteve të zonës së ulët të shënojë vlera termike nga 24 në 27 gradë celsius.

Kjo valë e nxehtë pritet të zgjasë deri në fund të muajit qershor dhe në tre apo katër ditët e para të muajit korrik.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA