Gjykimi i “Dosjes 339” është mbyllur nga Gjykata e Durrësit, ku 21 komisionerë të përfshirë në krime zgjedhore në vitin 2017 në Durrës dhe Shijak janë dënuar me heqje lirie.

Në përfundim të gjykimit dhe në ulje të dënimit gjykata vendosi: Shpëtim Stafa u dënua me 1 vit e 8 muaj heqje lirie, Elidon Stafa me 2 vjet, Ramiz Tuda 2 vjet, Fred Marku 2 vjet, Dalvis Bida 2 vjet, Emiljan Tuda 2 vjet, Redi Hysa 1 vit e 8 muaj burgim.

Këta persona në detyrën e komisionerit kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë.

Bashkim Alushi 2 vjet, Jakup Bregu 1 vit e 8 muaj burg, Altin Lala 2 vjet, Kujtim Ruci 2 vjet, Zyhra Lala, Qemal Domi 1 vit heqje lirie, Indrit Bici 1 vit e 8 muaj, Mehdi Lala 2 vjet, Agim Lala 2 vjet, Orjada Lala 1 vit, Bujar Sula 2 vjet, Qazim Lala 2 vjet, Armelind Zeza, qytetar, i dënuar me 3 vjet burg. Këta kanë votuar në emër të votuesve të tjerë, duke konsumuar veprën penale votim më shumë se 1 herë ose i paidentifikuar.

Përveç dënimit me burg, gjykata e Durrësit ka vendosur edhe heqjen e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet për ish komisionerët.

Ndërkohë për 2 nga 21 komisionerët nën hetim, prokuroria pati pushuar hetimet pas vdekjes.

Hetimet u kryen nga SPAK, që më pas ia kaloi prokurorisë së Durrësit dosjen, dhe sipas tyre rezultoi se në një qendër votimi në Shetel dhe dy në Rubjek të dënuarit kanë lejuar dhe kanë votuar në emër të shtetasve të tjerë, që nuk kanë qenë në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.

Prokuroria e Posaçme ka provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të cilët nuk kanë qenë në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.

I njëjti skenar është zbatuar edhe në dy qendrat e votimit në fshatin Rubjek. Në njërën prej tyre është votuar për 7 persona që nuk kanë qenë në Shqipëri ndërsa në tjetrën për 23 persona, që ishin jashtë vendit ditën e zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA