Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë publike shifrat e situatës në spitalin Infektiv teksa ka pasur rënie të ndjeshme të rasteve të reja.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrim trajtim vetëm 9 pacientë. Manastirliu përmes një postimi në Facebook shkruan se po vijon të ulet dhe numri i rasteve aktive në të gjithë vendin.
“LAJM I MIRË Vetëm 9 pacientë me #Covid19 po marrin trajtim në spitalin Infektiv, teksa vijon të ulet numri i rasteve aktive në të gjithë vendin”, shkruan Manastirliu. Ndërkohë kujtojmë se qarku i Vlorës është i pari pa asnjë rast aktiv deri më tani.
Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nuk kishte asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Ndërsa dy rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd.
Top Channel