Maliq/ Nuk njoftoi policinë se gruaja ishte vetëvarur, procedohet penalisht 63 vjeçari

21/06/2021 15:44
Foto ilustruese

Një 63-vjeçar është proceduar penalisht, pasi sipas policisë nuk ka njoftuar autoritetet se gruaja e tij ishte vetëvarur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi ky shtetas nuk ka njoftuar organet e Policisë se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe, duke konsumuar elementë të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës””.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA