Kryesia e PDK-së merr vendim për mbajtjen e Konventës së zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë më 3 korrik

21/06/2021 19:52

Prishtinë, 21 qershor 2021 – Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.

  
Këtij vendimi i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë që ka filluar pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
 
Kryesia ka udhëzuar organet e partisë për fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin e Konventës zgjedhore të partisë.
 
PDK është prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar me ushtrues detyre të kryetarit pas dhënies së dorëheqjes të ish kryetarit Kadri Veseli.

Top Channel