Belgjika dhe Danimarka janë skuadrat e radhës që kualifikohen direkt për në 1/8 e finaleve të Euro 2020.
Skuadra belge fitoi edhe ndeshjen e tretë në Grupin B, atë ndaj Finlandës 2-0. Në pjesën e parë, Red Devils e mbajtën Finlandën në gjysmëfushën e tyre me De Bruyne dhe Dokun që ishin më të rrezikshmit në fushën e lojës për sa i përket sulmit por pa mundur që të mposhtnin portierin finlandez dhe kjo pjesë u mbyll 0-0. Belgjika e shtoi ritmin e lojës pas pushimit të ndeshjes duke krijuar një sërë rastesh shënimi dhe arriti në një moment të gjejë golin me Lukakun, por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Belgjika vijoi të ushtrojë presion dhe 17 minuta nga fundi mori avantazhin falë autogolit të Hradecky, i 6 për këtë edicion të Evropianit. Padyshim që edhe Lukaku e la gjurmën e tij teksa në minutën e 80 shënoi edhe golin e dytë duke i mbyllur llogaritë e ndeshjes, por edhe të grupit.
Në këtë mënyrë Belgjika e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë të plota dhe ajo do të shoqërohet në raundin e 1/8 të finaleve pikërisht nga Danimarka.Kjo e fundit pas dy ndeshjeve të para të humbura dhe me momentin dramatik të shkaktuar nga Eriksen, e ktheu në një festival golash sfidën me Rusinë të cilën e mundi me rezultatin e thellë 4-1 duke u kualifikuar si skuadra e vendit të dytë në Grupin B.
Gjithçka nisi në minutën e 38 kur Damsgaard zhbllokoi rezultatin për skuadrën nordike. në pjesën e dytë entuziazmi u rrit akoma më shumë pasi Poulksen dyfishoi shifrat. Dzuyba me penallti për një moment e frenoi këtë festë të danezëve teksa shkurtoi diferencën në 2-1, por Christensen dhe Maehle mbyllën historitë e kësaj sfide me Danimarkën që shpërtheu në festë për kualifikimin në 1/8 e finaleve ku do të luajë me Uellsin, ndërsa Rusia mbetet përfundimisht jashtë teksa Finlanda e sposton në vendin e fundit në grup duke i marrë vendin e trete
Top Channel