Një grua ka rrezikuar mbytjen në lumin Drin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të urës së vjetër në Lezhë.

Mësohet se Suela Kipti 47 vjeçe është hedhur nga ura dhe kanë qenë kalimtarët e rastit ata të cilët janë futur në lum dhe e kanë shpëtuar.

Më pas gruaja është transportuar për në spitalin rajonal të Lezhës, por nuk dihet ende se si është gjendja e saj shëndetësore.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA