Këshilli Bashkiak i Elbasanit është mbledhur sot për të vendosur krijimin e një ekipi të ri futbolli.
“Akademia e Futbollit Elbasani” do të jetë skuadra e re e qytetit. Kryetari i Bashkisë, Gledjan Llatja tha se janë të gatshëm që të mbështesin financiarisht ekipin e futbollit.
“Bashkia Elbasan, duke patur në fokus të saj edhe largimin e rinisë elbasanase dhe veset dhe afrimin me sportin, i propozon Këshillit Bashkiak materialin ‘Për miratimin e themelimit të shoqërisë sportive ‘Akademia e Futbollit Elbasan’, e cila do të jetë përfaqësuesja e Elbasanit nëpër kompeticionet e ndryshme futbollistike kombëtare apo ndërkombëtare”, thuhet në kërkesë.
Ndërkohë Bashkia e Elbasanit ka pasur konsultime të vazhdueshme me specialistë të futbollit por edhe me sportdashësit.
Mënyra e vetme për të zgjidhur këtë situatë të vështirë sportive të ekipit të Elbasanit ishte krijimi i një strukture të re.
Top Channel