Konflikti mes disa djemve për femrat në plazh është përshkallëzuar duke përfunduar në dhunë fizike mes disa djemve në Lezhë.
Dy vëllezër nga Kosova të identifikuar si Çlirim dhe Qëndrim Zeneli, 23 dhe 21 vjeç janë zënë me vëllezërit nga Shëngjini, të identifikuar si Amarildo dhe Adriano Jushi, të dy 24 vjeç. Policia njofton se të katërt janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ditën e djeshme, ata kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta për shkak të femrave në plazh. Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjithçka nisi nga debati: “E pashë unë i pari…”
Si pasojë, të katërt anë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel