32-vjeçari tenton të djegë një biznes, sa sheh patrullën e policisë largohet. Si e arrestoi policia (Detaje)

21/06/2021 13:42
Foto Ilustruese

Një 32-vjeçar ka tentuar të djegë një biznes, por fatmirësisht patrulla e policisë, që ishte duke qarkulluar aty pranë e ka trembur.

Ngjarja ka ndodhur në Sarandë dhe pas konstatimit nga policia autori ndonëse tentoi arratisjen është arrestuar. Mësohet se 32 vjeçari, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe FNSH, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e qytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në lagjen Nr. 1, nga patrulla e Qarkullimit Rrugor është konstatuar një shtetas i cili po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse. Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga  shërbimet e Policisë”, njofton policia.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një shishe me lëndë djegëse që ky shtetas do të përdorte për të realizuar zjarrvënien dhe motomjeti me të cilin do të largohej.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA