Zyrtare, afrimi i parë i Teutës është një mbrojtës!

20/06/2021 18:18

Afrimi i parë i Teutës në këtë merkato verore është një qendërmbrojtës.

Kampionët e Shqipërisë kanë shtuar konkurrencën në skuadër duke firmosur me 29-vjeçarin Hristijan Dragarski. 29-vjeçari vjen nga skuadra e Pelister në Maqedoninë e Veriut dhe te Teuta do të rivalizojë për një vend në formacion me dyshen Renato Arapi-Rustem Hoxha.

Dragarski në të kaluarën ka luajtur me kombëtaren U-21 të Maqedonisë së Veriut ndërsa në vendlindje është aktivizuar edhe me Strugën e Pobedan. Mbrojtësi më parë ka luajtur edhe me Radnik Surdulica në Serbi dhe Concordia Chiajna në Rumani dhe tani bëhet gati të provojë eksperiencën e parë në Superiore. Ai i është bashkuar menjëherë skuadrës së Teutës në Ohër që po përgatitet për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League ku d të ketë përballë, moldavët e Sheriff Tiraspol.

Top Channel