Sherr mes vëllezërve në një lokal në Korçë, 61-vjeçari plagos me thikë vëllanë e vogël

20/06/2021 17:34

Një person është vënë në prangat e policisë në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta plagosi me thikë vëllain e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali në fshatin Liqenas, Pustec, ku shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, dëmtoi me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

59-vjeçari i plagosur është dërguar menjëherë drejt spitalit të Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Top Channel