Sëmundja e Rrapit rrezikoi jetën e banorëve të fshatit Tragjas pak ditë më parë. Ata tregojnë sesi pema shekullore u rrëzua me zhurmë mbi çatinë e tyre.

Emiljano Daupaj, pronari i ndërtesës  që shërben edhe si shtëpi por edhe lokal shprehet se fatmirësisht ka vetëm dëme materiale por rrapi duhej prerë me kohë.

Specialisti i Zonave të Mbrojtura Nexhip Hysolakoj: Kjo sëmundje rrezikon drunjtë në disa zona të jugut të vendit.

Specialisti kërkon ndërhyrje për të shmangur ndonjë tragjedi së cilës fatmirësisht i shpëtuan banorët dhe klientë e lokalit në Tragjas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA