Ilustruese

Një 36-vjeçar, që është kapur duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet, është arrestuar.

Po ashtu 36-vjeçarit i është prishur objekti që po rindërtonte, pasi nuk dispononte lejen përkatëse.

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. D., 36 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit rublik.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel