“Nuk kemi ardhur për t’u mbyllur në dhomë”/ Unioni Turistik shqiptar kërkesë: Të lehtësohen masat anti-covid!

20/06/2021 12:38

Përfaqësuesit e sipërmarrjeve private, nën grupimin e Unionit Turistik Shqiptar, i janë drejtuar përmes një letre ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si dhe drejtoreshës së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli.

Në deklaratën e tyre ata kërkojnë ndryshimin e masave kufizuese ndaj covid-19, si zgjerimin e fashës së orës policore, që aktualisht është nga 23:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, si dhe lejimin e muzikës në lokale.

Unioni Turistik Shqiptar thotë se me masat anti-Covid në fuqi po penalizohen turistët që vijnë me charter-a pas orës 12:00. Sipas tyre ka pasur raste edhe kur turistët janë gjobitur për shkak të orës policore. Gjithashtu kërkohet shtyrja e orës së lejimit të muzikës deri në mesnatë, dhe jo siç është tani deri në orën 22:00.

Unioni Turistik Shqiptar thotë se ka marrë ankesa nga turistët të cilët “janë të pakënaqur ngaqë nuk kanë ardhur për t’u mbyllur në dhomë, por për të pushuar dhe për tu argëtuar”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA