Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar tetë raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa asnjë person i infektuar nuk ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit qëndron në 5.475, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 155.624.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 72 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.862.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 287.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3.265 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 854.673 teste në vend.​​​​​​​

Top Channel