‘Game Over’/ Kolaudimi i mjeteve, Rama nxjerr rezultatet e 15 ditëve të para: S’ka më shaka, do ketë penalizime

20/06/2021 20:55

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor lidhur me kolaudimin e mjeteve. Në postimin e tij, Rama shkruan se nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, në 15 ditët e para janë testuar 15,167 mjete, duke shpërndarë dhe këshillat e tij.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shpërndarë një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në lidhje me kolaudimin e mjeteve.

Përmes këtij postimi, Kryeministri shkruan se nga rinisja e shërbimit teknik, në 15 ditët e para janë testuar 15.167 mjete.

Ai i bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të riparojnë në afatet ligjore mjetet e tyre, si dhe të kontrollojnë automjetin përpara çdo udhëtimi, duke shtuar se do të ketë penalizime nëse nuk respektohen rregullat:

“Penalizimet: MASA, GJOBA, PEZULLIM LICENSASH dhe DERI DALJE E PËRHERSHME E MJETIT NGA QARKULLIMI! S’KA MË “SHAKA” ME KOLAUDIMIN!”, shkruan Rama.

Postimi i plotë i Kryeministrit:

NJOFTIM MBI PROCESIN E KOLAUDIMIT TË AUTOMJETEVE

Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:
10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%)
1,156 Autobusa (8%)
3,179 Kamiona (21%)
617 Rimorkio (4%)
120 Motomjete (0.8%)
32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)
3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!
2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!
667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!
180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!
RIPARONI NË AFATET LIGJORE MJETET RRUGORE! KONTROLLONI MJETIN PËRPARA ÇDO UDHËTIMI!
Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 JU BËJNË DIREKT PËRGJEGJËS NËSE DILNI NË QARKULLIM ME MJET RRUGOR ME MANGËSI TEKNIKE OSE FUNKSIONALE!
Penalizimet: MASA, GJOBA, PEZULLIM LICENSASH dhe DERI DALJE E PËRHERSHME E MJETIT NGA QARKULLIMI! S’KA MË “SHAKA” ME KOLAUDIMIN!
GAME OVER
www.dpshtrr.gov.al
#DPSHTRR #KontrolliTeknik #Kolaudimi #MIE #AutomotorizimiShqiptar
#SkaKohëPërPushim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA