Grurë

Korrja e grurit dhe buka e re, janë festuar për të dytin vit në Pojan të Fierit, në atë që njihet  si “Festa e  grurit”.

Në një paradë të autokombajnave, mjeteve korrëse, grurit të ri e nënprodukteve të tij, fermerët e kësaj zone dhe jo vetëm tentojnë nga viti në vit që të mbajnë gjallë traditën, e të shtojnë mbjelljen e tokave me grurë.

Mili Sako, ka nën pronësi këtë  autokombajnë dhe tregon tendencën e fermerëve.

Kjo festë nuk do të  kishte kuptim pa këngët dhe vallet e zonës, të ruajtura e përcjella me fanatizëm.

Top Channel