Dritëhijet e Mid’hat Frashërit/ Sonte në ‘Exclusive’ historianët debatojnë për një nga figurat e rëndësishme të kombit

20/06/2021 10:58

Shqiptarët nuk kanë rënë ende në një mendje për kuptimin e historisë së tyre. Jo aq për shkaqe shkencore, se për arsye të sjelljes shqiptare me historinë. Diskutimi mbi rishkrimin e historisë së Shqipërisë u rikthye kohët e fundit si një çështje e rendit të ditës. Programi Exclusiv sjell sonte zërat e historianëve që ndajnë këndvështrime të ndryshme, për një figurë të rëndësishme të historisë sonë, Mit’hat Frashërin.

Pëllumb Xhufi (historian): Po, Mid’hat Frashëri antifashist ka qenë. Pa dyshim! Nuk mund të thuash që ishte fashist. Është demokrat, po demokrat po themi, demokrat i djathtë. Që ka pasur dhe demokratë të majtë, edhe brenda ballit ka pasur demokrat të majtë. .. dhe e ka thënë hapur fare që unë me komunistët nuk do të kem asnjë raport, gjatë luftës.

Paskal Milo (historian): Mid’hat Frashëri është një figurë komplekse.. nuk ka figurë historike shqiptare pa kompleksin e vet. Të gjitha figurat e historisë shqiptare, .. e kanë dashur Shqipërinë, kanë punuar për Shqipërinë, … por flasim për momente të caktuara në jetën e tyre, ku kanë gabuar, kanë gjykuar jo drejt.

Ana Lalaj (historiane): Ai hyn në atë grupin e nacionalistëve të cilët kishin një kauzë kur filloi lufta, kishin kauzën e anti-fashizmit. Megjithatë, ata përfunduan çuditërisht në kolaboracionistë, … Vetë momenti i fundit i luftës mund të themi që ishte një shkarje që është vështirë të mbrohet…

Ermal Frashëri (studiues): …përballja me të kaluarën ka qenë pjesë e problemit që ka Shqipëria me historinë e saj.

Marenglen Kasmi (studiues): …një njeri me një kontribut të madh,gjatë shumicës apo pjesës më të madhe të jetës së tij, por .. gjatë luftës së dytë botërore, kreu veprime që kishin një kosto si për atë vetë, si për politikën e ndjekur nga ai…

Uran Butka (studiues): Është e tmerrshme, i vret drita e tij, I vret madhështia e tij, ata janë alarmuar shumë, ..këta dolën me një histori tjetër edhe morën 100 mln lekë. Idiotizëm I madh, po s’ka gojë njeri t’ i thotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA