Videoja ku një makinë shtyp me dashje një qen në Durrës bëhet virale, në kërkim autori

19/06/2021 12:52

Një shtetas, që dyshohet se ka përplasur me dashje një qen në lagjen numër 1 të Durrësit është shpallur sot në kërkim.

39-vjeçari me iniciale R.Sh. banues në Tiranë, pasi e ka shtypur qenin me mjetin tip “Benz” që drejtonte është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shihet që një mjet ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas verifikimeve të bëra bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, sipas Nenit 207, të K. P., për shtetasin R. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112 ose Komisariatin Digjital, duke ju siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Top Channel