Kombëtarja e Spanjës ka arritur vetëm të barazojë 1-1 ndaj Polonisë në ndeshjen e dytë të Grupit E në “Euro 2020”.
Ekipi i Luis Enriques e ka dominuar ndeshjen ndaj polakëve të Paulo Sousas, por nuk ka arritur ende ta shijojë fitoren.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të spanjolleve, të cilët krijuan shumë raste dhe gjeten edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 25-të dhe ishte Alvaro Morata, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Gerard Morenos.
Në pjesën e dytë, përsëri ishte Spanja skuadër më e mirë, më kërkuese, duke krijuar më shumë, por Polonia gjeti golin e parë duke ia vështirësuar gjërat.
Ishte sulmuesi Robert Leëanëdoëski (54’), i cili shënoi me kokë për 1-1 pas asistimit të Kamil Jozëiak.
Spanja pati një mundësi ideale në minutën e 58-të për t’u kthyer në lojë, por goditja e Morenos nga penalltia u prit nga shtylla, ndërsa Morata nuk qëlloi pas topit të kthyer.
Deri në fund të ndeshjes, iberikët nuk u ndalen së sulmuari, duke krijuar edhe disa raste tjera, por pa arritur ta gjejnë rrjetën dhe ndeshja u mbyll barazim 1-1.
Pas këtij barazimi, Spanja e sheh veten në pozitën e tretë me dy pikë, ndërsa Polonia zë vendin e fundit me një pikë.
Në ndeshjen e fundit të grupit, Spanja luan ndaj Sllovakisë, ndërsa Polonia kundër Suedisë.
Top Channel