24/11 21:11
Kombëtarja e Francës është ndalur befasisht me një barazim 1-1 nga Kombëtarja e Hungarisë në ndeshjen e Grupit F të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Ishte kjo një paraqitje dinjitoze e Hungarisë duke e ruajtur epërsinë deri në minutën e 66’ kur Griezmann barazoi rezultatin.
László Kleinheisler u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Grupi F që po konsiderohet me të drejtë si grupi i vdekjes vazhdon tani me ndeshjen Derbi të Portugalisë dhe Gjermanisë.
Top Channel