‘Let’s go!’ Messi feston fitoren e Argjentinës në Copa America me foton e banjës së akullt të skuadrës (fotot)

19/06/2021 16:54

Lionel Messi celebronte dje fitoren e parë të kombëtares së tij Argjentina në turneun prestigjoz latin ‘Copa America 2021’ me fotot e banjës së akullit me shokët e skuadrës pasi mundën rivalët e vjetër të Uruguait 1-0 në stadiumin e Brasilia.

Dy herë fituesit e kupës së botës po ndjekin trofeun e parë madhor me kombëtaren që kur e fituan për herë të fundit në vitin 1993 me lojtarë legjendarë si Gabriel Batistuta e Diego Simeone. Argjentina e nisi sezonin me barazimin 1-1 me Kilin të hënën.

Messi shënoi një gol spektakolar me goditje dënimi në pjesën e parë me Kilin, duke marrë hakun e eliminimit nga Uruguai në finale në vitet 2015 e 2016, por goli i Eduardo Vargas bëri që pikët të ndaheshin.

Ndersa me Uruguain, kombëtarja e njohur edhe si ‘Albiceleste’ mori kryesimin dhe e ruajti atë deri në fund.

Në postimin e tij Messi shkruante.

“Let’s go! Kjo na jep qetësinë e mendjes për ndeshjet në vijim, pasi edhe ato janë të vështira”.

Në foton e banjës së akullt Messi shihet me shokët e skuadrës Nicolas Otamendi, Leandro Paredes e Angel Di Maria.

FOTO GALERI
2/3
Ata mundën rivalët e vjetër të Uruguait 1-0 në stadiumin e Brasilia.

Top Channel